Zhegrova, sërish në stol për Baselin

  • 10 August 2019 - 18:17
Zhegrova, sërish në stol për Baselin

Edon Zhegrova nuk është zgjedhur pjesë e formacionit të parë të Baselit për ndeshjen kundër Servette Geneve, duke mbetur në stol për të katërtën ndeshje nga po aq të zhvilluara në sezonin e ri të Super Ligës së Zvicrës.

Gjatë sezonit të ri të Super Ligës së Zvicrës, anësori i Kosovës është paraqitur vetëm në një ndeshje, në atë kundër St. Gallen, në të cilën u inkuadrua për 35 minutat e fundit të lojës.

Atë ndeshje Baseli e humbi me rezultat 2:1, ndërsa në ndeshjen pas saj, kundër Thun, Zhegrova u kthye në stol.

Pikërisht në stol do ta nisë edhe ndeshjen e sotme, kundër Servette Geneve, pasi që trajneri i tij ka vendosur që të luajë me një 11-she që s’e përfshin kosovarin.

Megjithatë, në formacionin e parë janë dy lojtarë të tjerë të Baselit me origjinë shqiptare, Kemal Ademi dhe Taulant Xhaka.

Kjo është ndeshja e katërt e Baselit në sezonin e ri të Superligës së Zvicrës. Nga tri ndeshjet e zhvilluara paraprakisht, klubi zviceran i ka fituar dy dhe e ka humbur një. Këto rezultate kanë bërë që Baseli të renditet i dyti në ligë, me një pikë më pak sesa lideri, Young Boys. 

(Kosova Sot Online)