Polici kosovar tallet me Juventusin, bashkë me tifozët e Milanit në Prishtinë

  • 10 August 2019 - 18:45
Polici kosovar tallet me Juventusin, bashkë me tifozët e Milanit në Prishtinë

Në pritje të fillimit të ndeshjes mes Milanit dhe Feronikelit në stadiumin “Fadil Vokrri”  në Prishtinë, tifozët kosovarë po argëtohen edhe duke biseduar me policët, të cilët po e mbajnë rendin në kryeqytet për shkak të numrit të madh të tifozëve të grumbulluar.

“Unë me zebrat nuk bëhem kurrë”, dëgjohet duke thënë polici kosovar në videon e siguruar nga media, kur një tifoz i Milanit e pyet se a është me Interin apo Juventusin. Kjo përgjigje e policit u mirëprit nga turma e kuqezinjve.

Skuadra e Milanit do të përballet sonte në orën 20:45 me Feronikelin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të ndeshje miqësore, përgatitëse për sezonin e ri që do të nisë së shpejti.

Milani ka një grup të madh të tifozëve këtu në Kosovë dhe kjo është dëshmuar edhe nga pritja që u është bërë lojtarëve, stafit e legjendave të Milanit sapo zbarkuan në Prishtinë.

Përballja me Feronikelin do të jetë miqësorja e fundit për Milanin këtë verë, pasi që pas kësaj kuqezinjtë do të bëhen gati për sezonin e ri të Serisë A, të cilin do ta nisë më 25 gusht. 

(Kosova Sot Online)