Shembet stadiumi në Holandë

  • 10 August 2019 - 19:39
Shembet stadiumi në Holandë

Një pjesë e çatisë së stadiumit të AZ Alkmaar është shembur për shkak të erërave të forta që kanë prekur Holandën gjatë ditës së sotme.

Për fat të mirë nuk ka patur njerëz të lënduar, pasi nuk ka pasur asnjë njeri në brendësi të stadiumit, ndërsa në pjesën e jashtme nuk kanë rënë pjesë metalike të mbulojës së stadiumit.

Alkmaar do të luajë nesër në transfertë ndaj Waalwijk, ndërsa të enjten pret në shtëpi ukrainasit e Mariupol për kualifikueset e Europa League dhe tani mbetet e paqartë se ku do të zhvillohet ndeshja. 

Image

(Kosova Sot Online)