As trajneri i ri i Sheffieldit s’i beson Atdhe Nuhiut

  • 10 August 2019 - 19:41
As trajneri i ri i Sheffieldit s’i beson Atdhe Nuhiut

Sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu, kishte shpresuar se fati i tij në skuadrën e Sheffield Wednesday do të ndryshojë me emërimin e trajnerit të ri, Lee Bullen. Megjithatë, kosovari po vazhdon vetëm ta ngrohë stolin.

Atdhe Nuhiu nuk e pati besimin e trajnerit të ri Steve Bruce, që nga emërimi i tij në pozitën e trajnerit. Ai preferoi ta linte kosovarin në bankën rezervë, mirëpo Nuhiu e dëshmoi rëndësinë e vet disa herë në minutat e paktë të lojës që i pati sezonin e kaluar.

Nuhiu i zhvilloi 34 ndeshje sezonin e kaluar, prej të cilave vetëm 14 ishin në formacionin e parë. Ai kontribuoi me katër gola dhe me dy asiste.

Ndërsa, në dy ndeshjet e zhvilluara në sezonin e ri të Championshipit, Nuhiu nuk luajti asnjë minutë, përkundër që trajneri i ri po luan me tre sulmues.

Bullen po preferon të luajë me të njëjtët lojtarë si Bruce, i cili dha dorëheqje nga pozita e trajnerit të Sheffieldit në fund të sezonit të kaluar.

Pa Nuhiun në fushën e lojës, Sheffieldi ka triumfuar në të dyja këto ndeshje, të parën me rezultat 3:1, ndërsa sot fitoi sërish, këtë herë me rezultat 2:0 kundër Barnsleyt. 

(Kosova Sot Online)