45 minuta para fillimit të ndeshjes, tifozët në radhë për të hyrë në “Fadil Vokrri”

  • 10 August 2019 - 20:08
45 minuta para fillimit të ndeshjes, tifozët në radhë për të hyrë në “Fadil Vokrri”

Edhe pse edhe 45 minuta na ndajnë nga fillimi i ndeshjes miqësore Feronikeli – Milan në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, tashmë tifozët janë duke pritur në radhë për të hyrë brenda stadiumit.

Vetëm disa orë pas arritjes në Prishtinë, skuadra e Milanit do të dalë në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” për ta zhvilluar ndeshjen miqësore me Feronikelin në kuadër të turneut parasezonal.

Milani ka një grup të madh të tifozëve këtu në Kosovë dhe kjo është dëshmuar edhe nga pritja që u është bërë lojtarëve, stafit e legjendave të Milanit sapo zbarkuan në Prishtinë.

Së fundi, faqja zyrtare e Milanit në Twitter e publikoi listën e lojtarëve të cilët do të luajnë nga minuta e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Në  mesin e 11-shes së parë janë Gianluigi Donnarumma e Suso, ndërsa Krzysztof Piatek është lënë në stol.

Në këtë ndeshje miqësore drejtësinë do ta ndajë gjyqtari kosovar Genc Nuza, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Fatlum Berisha e Bujar Selimaj.

Përballja me Feronikelin do të jetë miqësorja e fundit për Milanin këtë verë, pasi që pas kësaj ajo do të bëhet gati për sezonin e ri të Serisë A, të cilin do ta nisë më 25 gusht. 

Image

(Kosova Sot Online)