Gazeta italiane: Milani po eksperimenton në Kosovë

  • 10 August 2019 - 20:29
Gazeta italiane: Milani po eksperimenton në Kosovë

Mediumi Italian, Football Italia, e ka komentuar formacioni e parë të trajnerit të Milanit, Marco Giampaolo, për ndeshjen miqësore kundër Feronikelit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, që do të nisë në orën 20:45.

Milani e fillon ndeshjen me Suson si trekuartist pas Andre Silvas dhe Samu Castillejos, me Rade Krunicin që do ta bëjë debutimin e tij të plotë në Kosovë, shkruan Football Italia në lajmin e titulluar “Milani eksperimenton në Kosovë”.

Kuqezinjtë janë duke e luajtur një ndeshje miqësore historike kundër Feronikelit në Kosovë dhe kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në faqen zyrtare të Milanit në Facebook.

Trajneri Marco Giampaolo vazhdon ta testojë formacionin 4-3-1-2 me Suson në mes, por Andre Silva dhe Castillejo çuditërisht janë zgjedhur për sulm, në vend të Krysztof Piatek dhe të riun Rafael Leao.

Mesfushori Krunic e bën debutimin e tij të plotë pas transferimit nga Empoli, duke bashkëpunuar në mesfushë me Lucas Biglian dhe Hakan Calhanoglun.

Milan: G Donnarumma; Calabria, Gabbia, Romagnoli, Rodriguez; Krunic, Biglia, Calhanoglu; Suso; Silva, Castillejo

Stoli i Milanit: A Donnarumma, Soncin, Conti, Musacchio, Laxalt, Strinic, Bonaventura, Borini, Brescianini, Paquetà, Maldini, Piatek, Leao .

(Kosova Sot Online)