Shumica e ulëseve të zbrazura në “Fadil Vokrri” për ndeshjen Feronikeli – Milan

  • 10 August 2019 - 20:53
Shumica e ulëseve të zbrazura në “Fadil Vokrri” për ndeshjen Feronikeli – Milan

Çmimet e larta të biletave për ndeshjen miqësore Feronikeli – Milan kanë bërë që shumë pak tifozë të jenë të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në stadiumin me 13.500 ulëse janë shumica të zbrazura. Një gjë e tillë ishte pritur pas çmimeve të larta të biletave, përkundër që më vonë u bë një zbritje.

Milani ka një grup të madh të tifozëve këtu në Kosovë dhe kjo është dëshmuar edhe nga pritja që u është bërë lojtarëve, stafit e legjendave të Milanit sapo zbarkuan në Prishtinë. Megjithatë, ata nuk erdhën edhe në stadium.

Image

(Kosova Sot Online)