Milan Club Kosova e pret Milanin me banerin: “Mirësevini në tokën Kuqezi”

  • 10 August 2019 - 20:58
Milan Club Kosova e pret Milanin me banerin: “Mirësevini në tokën Kuqezi”

Tifozët kosovarë të Milanit e kanë shpalosur banerin mikpritës për gjigantin italian, Milan para ndeshjes miqësore me Feronikelin, e cila po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Benvenuti nella terra Rossonera”, shkruante në parullën e tifozëve të Milanit, që në gjuhën shqipe do të thotë “Mirësevini në tokën Kuqezi”.

Çmimet e larta të biletave për ndeshjen miqësore Feronikeli – Milan kanë bërë që shumë pak tifozë të jenë të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në stadiumin me 13.500 ulëse janë shumica të zbrazura. Një gjë e tillë ishte pritur pas çmimeve të larta të biletave, përkundër që më vonë u bë një zbritje.

(Kosova Sot Online)