Rashica shënon në Kupën e Gjermanisë

  • 10 August 2019 - 21:51
Rashica shënon në Kupën e Gjermanisë

Werder Bremen është duke fituar me rezultat 4:1 në ndeshjen kundër Atlas Delmenhorst, në kuadër të rundit të parë të Kupës së Gjermanisë. Kjo është ndeshja e parë e sezonit të ri për klubin gjerman.

Në golin e tretë ishte protagonist anësori i Kosovës, Milot Rashica, i cili pas një lëvizjeje të mirë mbeti përballë vetëm me portierin Florian Urbainski, të cilin e mposhti me një goditje të mirë.

kosova(Kosova Sot Online)