Milani triumfon në Prishtinë kundër Feronikelit

  • 10 August 2019 - 22:36
Milani triumfon në Prishtinë kundër Feronikelit

Milani i Marco Giampaolo ka triumfuar me rezultat 2:0 në ndeshjen miqësore kundër kampionit të Kosovës, Feronikelit, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku shumica e ulëseve ishin të zbrazura për shkak të çmimeve të larta të biletave për këtë ndeshje.

Vetëm disa ditë pasi u emërua në pozitën e trajnerit të Feronikelit, malaziasi Marco Giampaolo e pati mundësinë ta dëshmojë vetën para njërin ndër klubeve me historinë më të lavdishme në Evropë, shtatë-herë fituesit të Ligës së Kampionëve, Milanit.

Megjithatë, planet e Vukicevicit nuk shkuan ashtu siç do të kishte dashur ai, pasi që kuqezinjtë nga Italia e dominuan ndeshjen në Prishtinë pothuajse gjatë gjithë kohës, përkundër që nuk u krijuan raste të shumta për të shënuar.

Goditjen e parë Feronikeli e mori në minutën e 25-të, kur anësori spanjoll Suso e dëshmoi talentin e tij, duke e shënuar një supergol nga gjuajtja e lirë, që e la portierin Florian Smakiqi të pashpresë.

Pikërisht Smakiqi ia dha lajmin më të keq Vukicevicit në këtë ndeshje, pasi që humbja në një ndeshje miqësore është më pak në dëm të Feronikelit sesa lëndimi i njërit ndër lojtarëve kryesore.

Smakiqi u lëndua menjëherë pasi Fabio Borini e dyfishoi epërsinë e Milanit, në minutën e 58-të të ndeshjes. Ky lëndim bëri që trajneri Vukicevic të detyrohet ta zëvendësojë atë.

Para fundit të ndeshjes, edhe Milani e edhe Feronikeli patën mundësi për të shënuar nga një gol, mirëpo fati nuk ishte në anën e tyre. Të dyja skuadra iu mohua nga një gol nga shtyllat e portës.

Tani, të dyja skuadrat i pret sezoni i ri në ligat vendore. Feronikeli do të përballet me Drenicën më 17 gusht, në kuadër të Ipko Superligës së Kosovës, ndërsa Milani do ta presë Brescian në “San Siro” më 31 gusht.

Para se ta fillojë sezonin e Superligës, trajneri Vukicevic do të tentojë ta gjallërojë më shumë skuadrën e tij, pasi që sonte kundër Milanit drenicasit nuk sulmuan pothuajse farë, ndërsa në fazën e mbrojtjes ishin më të mirë. 

(Kosova Sot Online)