Mediumi i madh italian shkruan për ndeshjen e Milanit në Kosovë

  • 10 August 2019 - 22:57
Mediumi i madh italian shkruan për ndeshjen e Milanit në Kosovë

Mediumi i madh italian sportiv, Football Italia, ka shkruar për fitoren me rezultat 2:0 të Milanit në ndeshjen miqësore kundër Feronikelit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Më poshtë mund ta lexoni raportin e plotë të gazetës italiane.

Gjuajtja e lirë e Susos dhe një gol i Fabio Borinit, i asistuar nga debutuesi Rafael Leao, e lejoi Milanin të fitojë me rezultat 2:0 kundër Feronikelit në Kosovë, raporton Football Italia.

Ky ishte një rast historik, pasi që kuqezinjtë luajtën në Prishtinë të Kosovës, kundër klubit lokal, Feronikelit. Rade Krunic luajti për herë të parë si titullar dhe Andre Silva luajti në formacion të parë në vend të Krzysztof Piatekut.

Hakan Calhanoglu ishte afër golit dhe Andre Silva tentoi të shënojë me kokë, kur ishte dashur t’ia linte topin e krosuar nga Suso Krunicit, i cili ishte në pozitë më të mirë.

Suso ishte mbresëlënës në pozitën e tij si trekuartist dhe e shënoi edhe një tjetër supergol nga gjuajtja e lirë në këtë paraezon, duke e dërguar topin në këndin e lartë të portës.

Samu Castillejo arriti me vonë në vend për një krosim të Susos, por formacioni ndryshoi plotësisht për pjesën e dytë, duke përfshirë këtu debutimin për Rafael Leaon. Çuditërisht, edhe pse Lucas Paqueta hyri në lojë, ishte Jack Bonaventura ai që e mori pozitën e Susos.

Gjithçka shkoi siç duhej, pasi që Bonaventura e krijoi një rast të mirë për Paquetan dhe Piatekut iu anulua një gol për shkak të një pozitë jashtë loje.

Debutuesi Leao e pati një ndikim të menjëhershëm me një asist. Krosimi i tij nga krahu i majtë e gjeti Fabio Borinin, i cili shënoi nga shtylla e dytë.

Bonaventura e gjeti Andrea Contin afër fundit të ndeshjes dhe pothuajse e thelloi edhe më shumë rezultatin, mirëpo goditja e Contit u mbrojt nga shtylla.

Vetëm disa momente më vonë, Feronikeli gjithashtu e tronditi shtyllën e portës së Feronikelit, pasi që Antonio Donnarumma nuk arriti ta dërgojë goditjen e Kastriot Rexhës më larg sesa deri te shtylla. 

(Kosova Sot Online)