Rojet e sigurimet rrahin tifozin që tentoi të hyjë në fushën e “Fadil Vokrrit”

  • 10 August 2019 - 23:11
Rojet e sigurimet rrahin tifozin që tentoi të hyjë në fushën e “Fadil Vokrrit”

Në Facebook është publikuar një video ku shihet se si e ndalojnë rojet e sigurimit në stadiumin “Fadil Vokrri” një tifoz kosovar, i cili tentoi të hyjë në fushë.

Afër fundit të ndeshjes, një tifoz doli nga tribunat dhe tentoi të hyjë në fushën e stadiumit ku po zhvillohej ndeshja miqësore Feronikeli – Milan. Mirëpo, qëllimin s’arriti ta realizojë pasi që e ndaluan rojet e sigurimit.

Milani siguroi fitore me rezultat 2:0 në këtë ndeshje miqësore. Goditjen e parë Feronikeli e mori në minutën e 25-të, kur anësori spanjoll Suso e dëshmoi talentin e tij, duke e shënuar një supergol nga gjuajtja e lirë, që e la portierin Florian Smakiqi të pashpresë.

Pikërisht Smakiqi ia dha lajmin më të keq Vukicevicit në këtë ndeshje, pasi që humbja në një ndeshje miqësore është më pak në dëm të Feronikelit sesa lëndimi i njërit ndër lojtarëve kryesore.

Smakiqi u lëndua menjëherë pasi Fabio Borini e dyfishoi epërsinë e Milanit, në minutën e 58-të të ndeshjes. Ky lëndim bëri që trajneri Vukicevic të detyrohet ta zëvendësojë atë.

Para fundit të ndeshjes, edhe Milani e edhe Feronikeli patën mundësi për të shënuar nga një gol, mirëpo fati nuk ishte në anën e tyre. Të dyja skuadra iu mohua nga një gol nga shtyllat e portës.

Tani, të dyja skuadrat i pret sezoni i ri në ligat vendore. Feronikeli do të përballet me Drenicën më 17 gusht, në kuadër të Ipko Superligës së Kosovës, ndërsa Milani do ta presë Brescian në “San Siro” më 31 gusht.

Para se ta fillojë sezonin e Superligës, trajneri Vukicevic do të tentojë ta gjallërojë më shumë skuadrën e tij, pasi që sonte kundër Milanit drenicasit nuk sulmuan pothuajse farë, ndërsa në fazën e mbrojtjes ishin më të mirë.

 

Shikoni se ne qfare menyre sulmohet nje tifoz, nga sigurimi i ndeshjes. TURP! #SHPERNDAJE

Posted by TV Podujeva on Saturday, August 10, 2019

(Kosova Sot Online)