Shkëlqejnë Suarez-Griezmann, Barcelona e shkatërron Napolin

  • 11 August 2019 - 08:53
Shkëlqejnë Suarez-Griezmann, Barcelona e shkatërron Napolin

Edhe në miqësoren e dytë, Barcelona ka dalë triumfuese kundër Napolit.

Pas fitores 2-1 ditë më parë, Barcelona e ka mposhtur sërish Napolin. Skuadra e Ernesto Valverdes, për dallim nga ditë më parë, ishte me konkrete dhe arriti të shënojë 4 gola, për të fituar në fund 4-0.

Dyshja Luis Suarez-Antoine Griezmann dha sinjalet e para se së bashku mund t’i dhurojnë shumë Barçës sezonin 2019/20.

I transferuari nga Atletico Madridi për 120 milionë euro, shënoi golin e parë me fanellën e Barcelonës. Ai realizoi për 2-0 në minutën e 56’.

Golat tjerë i shënuan Luis Suarez 48’ dhe 58’ si dhe Ousmane Dembele 63’.

(Kosova Sot Online)