Ancelotti i mahnitur me De Jongun

  • 11 August 2019 - 09:12
Ancelotti i mahnitur me De Jongun

Tjetër ndeshje, tjetër paraqitje pozitive për De Jong

Frenkie de Jong ka vazhduar me paraqitje pozitive me klubin e ri, Barcelonën.

22-vjeçari bëri ndeshje të mirë kundër Napolit, sfidë të cilën e fituar katalunasit me rezultat të thellë 4-0.

De Jong ishte thjesht fantastik, këtë e pranon edhe trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti.

“De Jong luan i qetë dhe është shumë efektiv në kontrollimin e ndeshjes. Ai është mesfushor i shkëlqyer dhe do të bëjë mirë te Barcelona”, u shpreh Ancelotti, pas humbjes 4-0 nga Barça.

De Jong u ble këtë vit nga Ajaxi për 75 milionë euro plus bonuse.

(Kosova Sot Online)