Skënderbeu ka nevojë për ndihmën e tifozëve, klubi nxjerr në shitje abonetë vjetore

  • 11 August 2019 - 13:10
Skënderbeu ka nevojë për ndihmën e tifozëve, klubi nxjerr në shitje abonetë vjetore

Ky sezon parashikohet të jetë një nga më të vështirët për Skënderbeun gjatë gjithë këtyre viteve.

Me CAS që ka lënë në fuqi skualifikimin 10-vjeçar nga kompeticionet europiane dhe me drejtuesit që pritet ta çojnë çështjen në gjykatën federale zvicerane, skuadra është lënë disi pas dore dhe nuk është kompletuar ende për sezonin e ri.

Edhe pse në stol u rikthye Ilir Daja, Skënderbeu ka nevojë për merkato dhe nuk është ende gati dhe këtë e tregoi edhe miqësorja e të shtunës ndaj Bylisit në të cilën korçarët u mposhtën me rezultatin 3-1.

Për të qenë konkurues në këtë sezon, Skënderbeu ka nevojë për mbështetjen e tifozëve jo vetëm me praninë e tyre në stadium por edhe duke futur dorën në xhep për të ndihmuar financiarisht Skënderbeun.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare klubi i Skënderbeut ka nxjerrë në shitje abonetë vjetore për të ndjekur në stadiumin e Korçës të gjitha ndeshjet e skuadrës bardhekuqe në kampionat dhe Kupën e Shqipërisë.

Aboneja më e shtrenjtë është ajo në tribunën VIP ndërkohë që më e lira në tribunat D dhe E.

Njoftimi i klubit:

“KF Skënderbeu ju njofton se ka nisur rezervimi i aboneve sezonale për sezonin e ri 2019/ 2020.

Në ndryshim nga vitet e tjera klubi ofron abone sezonale me çmim të reduktuar edhe për tribunat A, B, C, D, dhe E.

Abonet sezonale vlejnë për të gjitha ndeshjet e Kategorisë Superiore dhe Kupës së Shqipërisë.

Çmimet e aboneve janë si më poshtë:”

(Kosova Sot Online)