“Nëse do të isha trajner i Man United, s’do ta doja Pogban në skuadër”

  • 11 August 2019 - 14:38
“Nëse do të isha trajner i Man United, s’do ta doja Pogban në skuadër”

Ish-trajneri i Liverpool, Graeme Souness, ka shtuar armiqësinë e tij me Paul Pogba të Manchester United, përpara nisjes së sezonit të ri.

Ai e ka thënë troç se nuk do ta dëshironte mesfushorin francezin në dhomën e tij të zhveshjes, nëse do të ishte trajner në “Old Trafford”.

Pogba ka pasur një verë plot thashetheme merkatoje, por i ka ofruar trajnerit Ole Gunnar Solskjaer sigurinë se nuk do të krijojë përçarje në skuadër. Madje, madje, është lënë të kuptohet se po merret në konsideratë dhënia e shiritit të kapitenit në sezonin e ri futbollistik.

Sidoqoftë, duke folur për “The Times”, Souness ka vënë në dyshim përkushtimin e plotë të Pogba me “Djajtë e Kuq”: “Nëse do të isha trajner i Manchester United, largimi i Lukaku më kënaqte. Po ashtu, nuk do të doja Pogba në dhomën e zhveshjes, sepse nuk e shoh të përkushtuar për fanellën”.

“Nuk dua të them se Pogba është shkaku i vetëm i moskualifikimit të skuadrës në Ligën e Kampionëve, por është pjesë e rëndësishme e këtij dështimi. E shihni, Real Madridi është në kërkim të alternativës së Pogbas, për shkak se kanë dyshime mbi sjelljen e tij”.

Zindane në fakt insistoi shumë për ta transferuar Pogban në “Santiago Bernabeu”, kërkesë që nuk ia realizoi Florentio Perez për shkak se Manchester United kërkonte mbi 150 milionë euro për 26-vjeçarin.

Van de Beek i Ajaxit dhe Christian Eriksen i Tottenhamit, janë mesfushorët e mundshëm që mund të përfundojnë në Madrid, gjithmonë nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli dhe pavarësisht se më Unitedi s’ka të drejtë të blejë, mund të vendosë ta shesë francezin deri më 31 gusht.

(Kosova Sot Online)