Arsenali, fiton tri pikët e para në Premier Ligë

  • 11 August 2019 - 17:15
Arsenali, fiton tri pikët e para në Premier Ligë

Arsenali ka fituar në Newcastle sfidën e parë në Premier Ligë. Londinezët e kontrolluan mirë takimin, fituan me rezultat të ngushtë kundër një skuadre që tregoi se di të jetë e rrezikshme këtë sezon në shtëpinë e tyre

Arsenali ka arritur fitoren e parë në Premier Ligë.

Skuadra e Unai Emery ka fituar me rezultat të ngushtë 1-0, me një gol të Pierre Emerick-Aubameyang në minutën e 59-të.

Pjesa e parë ishte një ndeshje e ekuilibruar, me Arsenalin që kishte posedimin por mundësitë për gol ishin të Neëcastle.

Madje Shelvey goditi shtyllën në minutën e 30-të, por kjo ishte e tëra çfarë bëri Neëcastle në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Arsenali u bë më kërkues dhe goli erdhi pas një gabimi të mbrojtjes se Neëcastle, i cili gabim i dha mundësi Maitland-Niles që pasoi në zonë për Aubameyang i cili u gjend ballë për ballë para Dubravkas për të shënuar gol në minutën e 59-të.

(Kosova Sot Online)