Pogba ende ëndërron për Madridin, tremb Unitedin: “Gjithmonë ka një pikëpyetje”

  • 12 August 2019 - 08:45
Pogba ende ëndërron për Madridin, tremb Unitedin: “Gjithmonë ka një pikëpyetje”

Duket se për Pogban nuk është mbyllur merkato, edhe pse po për Manchester United.

Pogba, 26-vjeçar, gjatë gjithë vetës ka kërkuar largimin nga Manchester United, për të provuar një aventurë të re në Spanjë me fanellën e Real Madridit.

Por, Ole Gunnar Solskjaer nguli këmbë se Pogba është shumë i rëndësishëm për skuadrën e tij dhe se do të ketë një rrol edhe më të madh sezonin e ardhshëm.

Sido që të jetë, ai nuk do të jetë i qetë pas deklaratave të fundit të Pogbas, sidomos duke e ditur faktin se merkato është e hapur deri më 2 shtator, edhe pse në Angli tashmë është mbyllur.

Pas fitores 4-0 kundër Chelsea, Pogba u shpreh për radion franceze RMC: “Gjithmonë ndihem mirë kur luaj futboll”.

“I bëj gjërat që dua, është puna ime. Jap më të mirën sa herë që zbres në fushë. Jam i vetëdijshëm për gjërat që janë thënë. Vetëm koha do të tregojë. Gjithmonë ekziston një pikëpyetje”, u shpreh mes tjerash Pogba. 

(Kosova Sot Online)