Zidane, pas humbjes nga Roma: Llogaris në Bale dhe James

  • 12 August 2019 - 09:07
Zidane, pas humbjes nga Roma: Llogaris në Bale dhe James

Zidane momentalisht është i mbështetur për muri. Asgjë s’po shkon siç duhet për trajnerin francez, i cili deri më tani nuk ka arritur të ndërtojë një skuadër siç duhet.

Pas humbjes nga Roma pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt u mbyll 2-2, Zinedine Zidane është pyetur për Gareth Bale dhe James Rodriguez.

Që të dy janë me një këmbë jashtë Realit, por duket se gjërat mund të ndryshojnë, pas dështimit për ta blerë Paul Pogban, por edhe pas lëndimit të rëndë të Marco Asensios.

Zidane ka dhënë sinjale se mund të ndërrojë gjuhën e komunikimit me Bale e James.

“James dhe Bale janë lojtarë të skuadrës”, tha Zizu pas ndeshjes në Romë. “Që të dy janë të regjistruar, por gjithçka mund të ndodh dhe unë, si trajner i Real Madrid, duhet të llogarisë në ta”.

“Llogaris në ta 100 për qind. James nuk është thirrur në skuadër, por kjo mund të ndryshojë. Edhe para përfundimit të afatit kalimtar veror gjithçka mund të ndodhë”. 

(Kosova Sot Online )