Lampard: “Bëmë katër gabime dhe pësuam katër gola”

  • 12 August 2019 - 09:10
Lampard: “Bëmë katër gabime dhe pësuam katër gola”

Lampard mendon se rezultati nuk e tregon realitetin që ndodhi në “Old Trafford”. Chelsea u turpërua në ndeshjen e parë në Premierligë, duke humbur 4-0.

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, debutoi në mënyrën më të keqe të mundshëm në stolin e “Bluve të Londrës”.

Skuadra e tij u shkatërrua nga Manchester United në “Old Trafford”, duke u mposhtur 4-0.

Por, legjenda e Chelsea, thotë se rezultati nuk e tregon atë që ndodhi vërtetë në fushë.

“Rezultati nuk reflekton ndeshjen. Bëmë katër gabime dhe pësuam katër gola. Gjithsesi, ishim ne që kontrolluam më shumë topin gjatë pjesës së parë. Kemi goditur dy herë shtyllën, dhe morëm vendime të gabuara në momentin e fundit”, deklaroi Lampard.

“Mungojnë ende shumë futbollistë të rëndësishëm, por nuk dua të jap justifikime. Loja e skuadrës time ishte padyshim konkurruese për pjesën tjetër të sezonit”.

Ndeshjen e radhës Chelsea e zhvillon të mërkurën kundër Liverpoolit.

Nga ora 21:00, ekipi i Jurgen Klopp dhe ai i Frank Lampard do të kërkojnë titullin e parë për sezonin 2019/20, kur të përballen në finale të Superkupës së Evropës. 

(Kosova Sot Online )