Interi ofron 18 milionë euro për Dzekon

  • 12 August 2019 - 11:38
Interi ofron 18 milionë euro për Dzekon

“Nerazzurri” po planifikojnë ta kompletojnë sulmin me sulmuesin boshnjak pasi e transferuan ditë më parë belgun Romelu Lukaku

Interi është në kërkim të një sulmuesi tjetër, pasi e transferoi Romelu Lukakun.

Sipas mediave italiane, Edin Dzeko është objektivi kryesor i “Nerazzurri” për ta kompletuar fazën e sulmit.

Sport Mediaset shkruan se sulmuesi boshnjak mund të lëvizë drejt qytetit të Milanos në 24 orët e ardhshme pasi Roma është pajtuar ta shesë atë.

Interi e ka përgatitur një ofertë prej 18 milionë eurosh për sulmuesin 33 vjeçar.

Gjithashtu, raportohet se Mauro Icardi mund të lëvizë në drejtim të Romës si pjesë e kësaj marrëveshjeje.

Sidoqoftë, sulmuesi argjentinas më shumë e preferon transferimin në Juventus.

Largimi i tij nga “Giuseppe Meazza” është i padiskutueshëm dhe vendim i pakthyeshëm. 

(Kosova Sot Online)