Tuchel: Duhet të bëjmë zgjidhje pa Neymarin

  • 12 August 2019 - 12:18
Tuchel: Duhet të bëjmë zgjidhje pa Neymarin

Tuchel është duke u përgatitur për largimin e Neymar nga PSG

Trajneri i Paris Saint Germain, Thomas Tuchel, është duke u përgatitur për largimin e mundshëm të Neymarit nga Franca, edhe pse dëshiron që braziliani të qëndrojë në “Parc des Princes”.

27-vjeçari lidhet me një rikthim të mundshëm në Spanjë, Real Madridi dhe Barcelona e duan brazilianin.

“Duhet të bëjmë zgjidhje pa Neymarin. Nëse e humbasim, s’do ta gjejmë një si ai”, u shpreh Tuchel pas fitores 3-0 të PSG-së në ndeshjen e parë në Ligue 1 kundër Nimes.

“Ende nuk kam ndonjë informacion për të ardhmen e tij, ndoshta ky mund të jetë një lajm i mirë. Ndoshta qëndron. Por, asgjë s’ka përfunduar, duhet të jemi realist”. 

(Kosova Sot Online)