Sulmuesi i Kosovës shënon dy gola në Kupën e Gjermanisë, por s’e shpëton ekipin e tij

  • 12 August 2019 - 13:15
Sulmuesi i Kosovës shënon dy gola në Kupën e Gjermanisë, por s’e shpëton ekipin e tij

Suljemani ka shënuar dy gola në Kupën e Gjermanisë kundër Eintracht Frankfurt, por në fund skuadra e tij, SV Waldhof Mannheim, humbi me rezultat 5-3.

Sulmuesi i Kosovës, Valmir Sulejmani, e ka nisur sezonin për mrekulli në aspektin personal në Gjermani.

Ai ka shënuar dy herë për SV Waldhof Mannheim në Kupën e Gjermanisë kundër Eintracht Frankfurt, por fatkeqësisht, golat e tij nuk i mjaftuan SV Waldhof dhe në fund Frankfurti fitoi 5-3.

Ai shënoi golat e parë, për 1-0 dhe 2-0, në minutat 3’ dhe 11’.

Skuadra e SV Waldhof Mannheim bëri paraqitje fantastike dhe humbën vetëm falë paraqitjes së mrekullueshme të Ante Rebic, i cili me het-trik fillimisht barazoi rezultatin për 3-3 në minutën e 76’, e më pas shënoi edhe për 4-3 e 5-3 në minutat 81’ dhe 88’.

Pavarësisht humbjes, mbështetja ishte e madhe nga ana e tifozëve vendas dhe për këtë i ka falënderuar edhe 23-vjeçari shqiptar.

“Faleminderit për mbështetjen e madhe”, ka shkruar Sulejmani në Facebook. 

 

(Kosova Sot Online)