Prishtina rikthen Alihodzicin

  • 12 August 2019 - 15:21
Prishtina rikthen Alihodzicin

Klubi i basketbollit Prishtina është përforcuar para sezonit të ri me qendrën Fahro Alihodzic, i cili sezonin e kaluar nuk mundi të luante për Bardhekaltrit shkaku i lëndimit

Fahro Alihodzic është rikthyer tek KB Prishtina pasi fatkeqësisht vitin e kaluar në fillim të sezonit pati një lëndim dhe nuk e pati fatin që të paraqitej me klubin më të madh ne vend, njofton klubi Bardhekaltër.

Qendra 208 centimetra e gjatë njihet për lojë fizike nën kosh, ku arma e tij më e fortë është mbrojtja, e cila do t’i japë mjaft siguri ekipit kosovar.

Alihodzic ka qenë pjesë e disa ekipeve, duke filluar nga Amerika, ku ishte pjesë e disa kolegjeve si, Fordham, Southeastern Ioëa CC, si dhe UAB.

Karrierën si profesionist e nisi në Hungari tek dy herë kampioni, Kaposvari.

Shumicën e karrierës së tij e kaloi në Greqi tek skuadrat Rethymno, Promitheas Patras e Panionis.

Një edicion luajti edhe në Estudiantes Concordias të Argjentinës, kurse së fundi mbrojti ngjyrat e skuadrës nga Superliga e Belgjikës, Leuven Bears.

“Rikthehet bisha Alihodzic. Mbi Prishtinë është vetëm qielli”, ka shkruar tutje klubi kryeqytetas në rrjetet sociale.

Image

(Kosova Sot Online)