Pse jo? Neymar në Juve është e mundshme

  • 12 August 2019 - 16:15
Pse jo? Neymar në Juve është e mundshme

Ylli i sulmit të skuadrës kampione të Ligue 1, Paris Saint Germain Neymar është gati që të transferohet edhe në Itali, tek gjiganti italian Juventus, shkruajnë mediat franceze

Braziliani ka qenë i lidhur me një largim nga kryeqyteti francez por dëshira e tij është që të kthehet përsëri në ish klubin e tij, Barcelona.

Megjithatë, marrëveshja mund të mos materializohet pasi që gjigantët katalunas kanë mungesë fondes pasi që kanë blerë Frenkie de Jong nga Ajax dhe Antoine Griezmann nga Atletico Madrid.

Në zhvillimet e fundit, Neymar është duke e marrë në konsideratë kalimit tek gjiganti italian në mënyrë që të formojë kështu një partneritet të paharrueshëm me Cristiano Ronaldo.

Besohet se në këtë marrëveshje PSG mund të fus edhe Paulo Dybalan për shërbimet e të cilit janë shumë të interesuara.

Megjithatë, një gjë mund ta bllokojë kalimin e Neymar në Juve – është paga e Neymar që për momentin është më e lartë se e Ronaldos.

(Kosova Sot Online)