Ziyech: Nëse Bayern do të më dëshironte, tanimë do të më kërkonte

  • 12 August 2019 - 16:36
Ziyech: Nëse Bayern do të më dëshironte, tanimë do të më kërkonte

Ylli i Maroccos ka thënë se ai tashmë ka vendosur për të mbetur në Amsterdam derisa kampionët e Bundesligës thuhet se janë të interesuar për shërbimet e tij.

Mesfushori i Ajaxit, Hakim Ziyech ka treguar se ai mund ti bashkohet Bayern Munichut gjatë këtij afati veror, por klubi gjerman po thuhet se janë vonuar për të.

“Me të vërtetë më pëlqen Ajax. Ndihem mirë, që jam në sezonin e katër këtu”, i ka thënë ai gazetës holandeze AD.

“Jam i sigurt që Sevilla është një klub i mirë, por unë largohem vetëm atëherë kur mendoj se me kërkon klubi i duhur”.

“Sevilla nuk ma dha këtë ndjenjë, kështu që qëndrova në Ajax. Mund ta kisha pritur Bayern Munic, por. Por, m’u duk se është momenti i duhur që ta qartësojë situatën time, si për Ajaxin ashtu edhe vetveten”.

“Nëse Bayern do të më dëshironte, ata do të më kishin kërkuar. Mendoj se të gjithë e kanë parë çfarë ne kemi bërë me Ajaxin dhe cili ishte roli i imë në këtë sukses”. 

(Kosova Sot Online)