Luiza Gega, thyen rekord kombëtar dhe kualifikim për në lojërat olimpike Tokyo 2020

  • 12 August 2019 - 18:55
Luiza Gega, thyen rekord kombëtar dhe kualifikim për në lojërat olimpike Tokyo 2020

Atletja shqiptare Luiza gega regjistroi një tjetër sukses në Kampionatin Ekipor Europian të Atletikës që po zhvillohet në Shkup.

Sportistja kuqezi fitoi garën e 5 mijë metrave madje e bëri këtë duke vendosur dhe rekord kombëtar.

Luiza Gega ndali kronometrin në kohën 15 minuta, 36 sekonda e 62 të qindat, mjaftueshëm për të lënë pas rumunen Fisikoviçi dhe serben Jevtiç, duke merituar dhe ovacionet e publikut në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup.

Gega ka arritur të kapë në këtë turne, normën për Lojërat Olimpike të Tokios që do të zhvillohen verën e ardhshme në Japoni.

Sportistja shqiptare do të jetë për herë të dytë si atlete e kualifikuar me normë olimpike, dhe jo me ftesë, një arritje që vlerëson përpjekjet e saj në të gjithë sezonin.

(Kosova Sot Online)