Dy skuadra franceze të interesuara për Matudin

  • 12 August 2019 - 20:39
Dy skuadra franceze të interesuara për Matudin

Pas ndeshjes me Atletico Madrid, në konferencën për media, Maurizio Sarri ka folur për atë se Juve do të shet gjashtë lojtarë. Blaise Matuidi është njëri prej këtyre lojtarëve, pasi që e ardhmja e tij mbetet e paqartë

Lojtari, i lindur më 1987,ka kontratë me Bianconeri që skadon më 2020. Kështu që, pavarësisht se klubet dëshirojnë ta marrin atë si transfer të lirë, kanë mbetur vetëm dy opsione: renovim apo transfer. E para duket shumë e pamundshme, duke lënë të kuptohet që ai do të transferohet.

Ligue 1 duket si opsioni më real për mesfushorin, pasi që PSG dhe Monaco janë të dyja të interesuara për shërbimet e tij. Shumicën e kohës, ka pasur vetëm thashetheme, por derisa sezoni po ofron, Juventusi kërkon që të fiton para nga transferet.

Për momentin, menaxhmenti është në bisedime me agjentin Mino Raiola ku është duke punuar për të gjetur një zgjidhje sa më të mirë që do ti kënaqte të gjitha palët. 


(Kosova Sot Online)