Të gjitha gjërat pozitive të javës së parë të Premier Ligës angleze

  • 12 August 2019 - 21:31
Të gjitha gjërat pozitive të javës së parë të Premier Ligës angleze

VAR dhe ndërhyrjet teknik janë rikthyer në fokus me fillimin e Premier Ligës. Fitore të mëdha shënojnë Liverpool, Manchester City dhe Manchester United – dhe një fitore e vogël, por shumë e rëndësishme për Arsenalin

Një hap i rëndësishëm për Arsenalin

Kishte shumë fitore spektakulare të top gjashtë skuadrave të vitit të kaluar në vikendin që lamë pas, por nuk duhet nënvlerësuar fitoren e rëndësishme 1-0 të Arsenalit si mysafirë në Newcastle. Disa thanë se Gunners e fituan afatin e transferëve por gjithmonë është më mirë që ndeshja të fitohet në fushë dhe finalizimi me stil i Pierre-Emerick Aubameyang i jepi atyre një fitore të madhe në St James Park.

Aubameyang ka shënuar brenda 50 ndeshjeve më shumë se çdo lojtarë tjetër në Premier Ligë, përjashto Mohamed Salah, prej që është transferuar në Londër por nëse do të këtë ndikim të tillë si në ndeshjen e fundit, Arsenali do të këtë edhe tjera paraqitje të tilla. Ainsley Maitland-Niles jo vetëm që dha një asiste por vazhdimisht ka fituar topa në mbrojtje. Ai i dha skuadrës energji të mirë.

Skuadra e Unai Emery duket ndryshe nga fundi i sezonit të kaluar. Duhet pajtuar, asnjë lojtarë nga katërshja e tij e parë në mbrojtje nuk u paraqit në këtë ndeshje, derisa transferi i ri 72 milionë eurosh, Nicolas Pepe u paraqit si zëvendësues. Por, kjo tregoi që do të kemi paraqitje edhe më të mira nga Arsenali. Një fitore pa pësuar gol dhe tri pikë janë një fillim premtues.

Eriksen, zëvëndesuesi që bëri shou

Ishte prurja e re e Tottenham Tanguy Ndombele i cili shënoi në debutim golin e barazimit por ishin dy golat e Harry Kane të cilat e fituan ndeshjen por këtu një fakt ju ka munguar, inkuadrimi në lojë i Christian Eriksen ,i cili me paraqitjen e tij ishte çelësi i rikthimit kundër Aston Villas.

Të tri golat erdhën pasi që danezi u inkuadrua në fushë në pjesën e dytë.

Eriksen e diktoi gjërat, duke shtyrë përpara dhe hapur lojën e Spurs. Ai goditi tri herë portën dhe krijoi tri mundësi shënimi për të tjerët – vetëm tre lojtarë në Premier Ligë kanë arritur që të kenë këtë statistikë si Eriksen, por jo si ai pasi që danezi luajti vetëm 26 minuta. Spurs kishte më shumë goditje në portë sa tërë skuadrat e tjera në total.

Nuk është sekret që Eriksen dëshiron një sfidë të re por ka shumë përpjekje dhe opinione çfarë do të bëhet pas largimit të tij. Edhe pse Tottenham arriti në finale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, nuk ishte sezoni i tyre më i fortë. Tani, këtu ai tregoi kualitetet e tij. Ndoshta ai do të këtë ende një rol për të luajtur në këtë skuadër. Spurs ende kanë nevojë për të.

Koha që Mahrez të luaj si yll?

Riyad Mahrez shënoi shtatë gola në Premier Ligë sezonin e kaluar për Manchester City – vetëm Sergio Aguero, Raheem Sterling dhe Leroy Sane kishin statistika më të mira për kampionët-por ende ka mendime relative për cilësitë e këtij lojtari. Ai më shumë ishte në bankë se në fushë. Por ai pati mundësinë me West Ham dhe klubi llogariti në të.

I freskët pas suksesit në Kupën e Kombeve në Afrikë me Algjerinë, Mahrez luajti me besim të plot, duke bërë dy asiste për Sterling dhe fitoi një penallti të cilët e shënoi Aguero. Ai po ashtu luajti mirë me pasin para pasit në dy golat e tjera në fitoren 5-0 të City. Ai, në të vërtetë ishte zemra e tërë skuadrës se Pep Guardiolës dhe trajneri ishte i kënaqur me paraqitjen e tij.

“I vetmi problem për Riyadin sezonin e kaluar është se menaxheri i tij nuk e ka zgjedhur në formacion sepse ne kemi lojtarë të mirë para tij si Bernardo”, kishte thënë Guardiola. Zgjedhja e Mahrez pavarësisht se nuk ishte paraqitur në parasezonale, demonstroi se trajneri i City kishte besim në sulmuesin anësor. Ai lehtë mund të jetë një katalizator për të pasur sukses në sezonin e dytë të City.

City dhe ndërhyrjet e palejueshme taktike

Jo të gjithë ishin të kënaqur me paraqitjen e Manchester City, me trajnerin e West Ham Manuel Pellegrini i cili u ankua për zbatimin e faulave taktik nga skuadra e tij e vjetër. “Arsyeja pse ne nuk krijuam shumë shanse ishte sepse e tërë pjesa e jon ofensive faulohej në mënyrë taktike”, tha Pellegrini. “Çdo herë kur ne përpiqeshim të shkonim të zona, ata shkaktonin faul”.

Pellegrini e ka theksuar faktin që City bëri 13 ndërhyrje taktike në këtë ndeshje. Kjo është pak befasuese sepse kampionët sezonin e kaluar kishin shkaktuar më se paku ndërhyrje taktike në Premier Ligë, duke përjashtuar Liverpoolin. Shumë zhurmë për asgjë? Nuk është arsye. Thjesht kjo pasqyron faktin që kundërshtari e ka më pak topin se skuadrat e Guardiolas.

Kur bëhet fjalë për ndërhyrje gjatë pasimeve të kundërshtarëve, vetëm një pjesë e vogël e skuadrave mund t’ia marrin pasimin Cityt. “Ata e humbin topin dhe të godasin, mandej e largojnë”, tha Jack Wilshere pas ndeshjes. “Ndodh aq shpejt dhe ata ju rrezojnë”. Në këtë rast arbitrat nuk ndëshkojnë me të verdhë dhe i konsiderojnë ndërhyrje të lehta që ndodhin larg golit të City.

Natyrisht, për këtë edhe ata e zbatojnë këtë taktik.

Një fjalë edhe për Lindelof

Pasi që kishin arritur dy ndeshje pa pësuar gol në Old Trafford në Premier Ligë sezonin e kaluar, Manchester United dukej tërësisht një skuadër tjetër derisa deklasoi Chelsean me rezultat 4-0 të dielën. Ndikimi që ka bërë në skuadër Harry Maguire, mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, është i qartë. Lojtari i ndeshjes dhe ai ishte i involvuar edhe në fitimin e topit që dërgoi skuadrën përpara për ta shënuar golin e dytë.

Maguire hoqi më se shumti topa dhe bëri më se shumti perceptime të topit. Ai spastroi zonën, largoi topa me kokë, dukej mirë me topin dhe tregoi lidership dhe kualitete gjithashtu. Tërë vëmendja ishte në të, por kjo është e kuptueshme pse të gjithë e shikuan atë. Por, këtë ia vlen të theksojmë, ashtu siç bëri Jose Mourinho, roli i pakontestueshëm i Victor Lindelof afër tij.

Lindelof pati fillim të vështirë në United por tifozët e kanë adhuruar atë sezonin e kaluar dhe ai duket edhe më i sigurt krah Maguire. Për herë të parë pas një kohë të gjatë, United kishte dy mbrojtës të kompletuar. Katër golat treguan potencialin që ata e kanë, por të mos pësosh gol në një derbi tregon se kjo skuadër po ndërtohet mirë.

Paraqitja e Lampard shqetësuese

Frank Lampard bëri tërë çfarë mund të bëj ai por kishte edhe gjëra pozitive, po bisedojmë për “kiminë e tij sulmuese” të cilën e pamë në skuadrën e tij të Chelsea dhe është e vërtetë që kishte shenja të mira. Ata luajtën mirë. Vetëm Spurs kishin më shumë goditje në drejtim të portës se kjo skuadër. Rezultati ndoshta do të ishte ndryshe nëse goditjet e Tammy Abraham dhe Emerson do të përfundonin në gol.

Por do të ishte gabim të themi se pësimi i katër golave ishte i pafat. Ata ndoshta duhet të punojnë në disa detale të vogla që janë pjesë e tërësishme si funksionon një ndeshje –por një gabim nga Kurt Zouma, një vendim i keq dhe jo karakteristik i Cesar Azpolicueta-do të jenë probleme të mëdha për ta nëse nuk adresohen. Chelsea ishte i ngathët në shumë aksione në dy pjesët e lojës.

Ndihma për ta do të vije. Antonio Rudiger pritet të kthehet. N’Golo Kante po ashtu. Ndoshta edhe përvoja e Villian do ju ndihmojë. Lampard ka besimin e tifozëve dhe besimi i tij në lojtarë të ri është bërë shkaku i ndalesës së FIFA-s për blerje, ai do të blejë dikur diçka. Por ndeshjet kanë ardhur shpejt. Chelsea ka edhe një përballje derbi kundër Liverpool për Superkupën e Europës gjithashtu.

Duke u mësuar me VAR

Vendimi për të anuluar golin e Leander Dendoncker të Wolves i cili u duk që është i rregullt dhe Leicester do të humbiste, ka shkaktuar debat të ashpër në vend. Nuk u pa që kishte lojë më dorë nga shoku i skuadrës se Dendoncker, Willy Boly por me ndryshimet e fundit në gjykim bëri që goli të anulohet pas kontrollimit të VAR në Stockley Park.

Ka ironi në këtë rast pasi që ishte goli i Boly kundër Manchester City i shënuar me dorë, që është cituar si një ndër arsyet kryesore pse është përdorur VAR. Trajneri i Wolves, Nuno Espirito Santo e ka pranuar vendimin por ka identifikuar një problem tjetër. “Çfarë me ka shqetësuar është tempo e lojës”, tha ai. “Koha që ne po qëndrojmë të qetë, nuk me pëlqen”.

Kjo ndjenjë u pa edhe brenda fushës së London Stadium një natë më parë. Aq shumë saqë tifozët dhe lojtarët nuk ishin të sigurt a ti festojnë apo jo golat e tyre. Saktësia qëndron, por diçka po humbet? Ndoshta, si tha Nuno, do të merr ca kohë që të duket normale.

Lojtarët e klubeve të reja në Premier Ligë, tregojnë synimet

Klubet e reja të sapopromovuara arritën vetëm një pikë në mes të tyre por kjo nuk është pse ne kemi pritur më mirë nga kjo treshe të cilat luanin jashtë por u dukën më mirë se sa është menduar. Sheffield United arriti që të barazoi në fund kundër Bournemouth, Norwich pati lojë në disa momente në Liverpool kurse Aston Villa për pak sa nuk e befasoi Tottenhamin.

Norëich u mposht më se thelli nga Liverpool, pësuan katër gola në mes të një intervali të shkurt dhe ka pasur shumë debat për lojën e tyre në krah. Por, goli i Teemu Pukkit bëri që ata të festojnë shumë me tifozët që kishin udhëtuar. John McGinn i dha Villas një moment të madh, të cilën epërsi e ruajtën deri në minutën e 80-të, derisa Ndombele barazoi rezultatin.

Një analizë tregon që, ndoshta kundër intuitës, por që ka kuptim statistikor për skuadrat e promovuara në Premier Ligë që i japin prioritet mbrojtjes para sulmit. Kjo mund të jetë e vërtetë por për ata që janë të interesuar vetëm në spektakël, shikojeni Daniel Farke duke shtyrë poshtë mbrojtësit dhe Chris Wilder të cilët patën paraqitje fantastike.

Brighton tregoi ambicie

Kur jemi në temën për të treguar ambicie, Brightion ka bërë një hap të madh përpara kur u nda nga Chris Hughton në verë-një vendim për të cilin klubi kishte marrë kritika. Tifozët e kishin konsideruar këtë vendim më shumë të mirë sesa publiku i gjërë dhe fitorja e tyre 3-0 kundër Watfordit tregon se ata kanë bërë një ndërrim të mirë.

Brighton nuk i kishte shënuar tri gola si mysafirë në Premier ligë që nga koha kur menaxher i skuadrës ishte Graham Potter. E vetmja kohë kur ata kishin më shumë posedim ishin udhëtimet e tyre në Burnleyu dhe Huddersfield. Ky nuk ishte vetëm një rezultat ndryshe por edhe një përkushtim ndryshe nga që e kemi parë më parë.

“është një ëndërr e madhe”, tha Potter. “Ne bënë atë që e kishim synuar. Ne e dinim se kemi një fond të mirë me lojtar por duhet punuar për të përmirësuar”. Madje edhe dy zëvendësues shënuan. “Ndonjëherë duhet të keni fat”, shtoi ai. Ndonjëherë duhet edhe vet ta krijosh fatin. Brighton do ta ndjej këtë dhe duket se do të kenë më shumë argëtim këtë herë në Premier Ligë.

Burnley fillon furishëm

Duke folur me Sean Dyche në prill, ai kishte pranuar që pavarësisht se të gjithë e kishin paralajmëruar atë në fillim të sezonit të kaluar, por ai këtë e provojë vetëm kur u përballë me ëtë sfidë. I liruar nga këto kërkesa këtë verë, Burnley e deklasoi Southamptonin.

Pasi kishin dështuar për të fituar pesë ndeshjet e parë në sezonin e kaluar, skuadra e Dyche i mori tri pikët e parë në një fitore 3-0 në Turf Moor. Erik Pieters la gjurmë në debutimin e tij me dy asiste, të dyja për Ashley Barnes dhe Jay Rodriguez erdhi nga banka për të shënuar golin e tretë në debutimin e tij të dytë për klubit.

Ishte një mbrëmje përfekte për Clarets. “Është një fillim i mirë, një fillim shumë i mirë”, tha Dyche. “Premuier Liga është një ligë e vështirë dhe ju duhet ti thyeni parashikimet që nga fillimi sidomos kur keni grup lojtarësh fizikisht mirë që tani janë shumë të motivuar”. Burnley pritet të ja del shumë mirë këtë sezon.


(Kosova Sot Online)