Kjo pritet të jetë skuadra e re e Edinson Cavanit

  • 12 August 2019 - 22:18
Kjo pritet të jetë skuadra e re e Edinson Cavanit

Ishte raportuar që sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani do të këtë një rikthim emocional në Napoli por duket se verën e ardhshme ai do të luajë për Inter Miami

Cavani u largua nga Napoli në Paris Saint-Germain në verën e vitit 2013 dhe ishte thënë se do ta mbyll karrierën e tij me një rikthim në San Paolo.

Megjithatë, Fox Sports ka shkruar që uruguaiani ka arritur marrëveshje për t’iu bashkuar Inter Miami pasi ti skadon kontrata me PSG vitin e ardhshëm.

Klubi do të bëj debutimin e tij të parë në MLS më 2020 dhe është pjesë e kompanisë që ka aksione edhe David Beckham.

Edhe pse ata tashmë pritet të marrin tre lojtarë, Gennaro Gattuso dhe Carlo Ancelotti po ashtu mendohet që do të jenë trajner të skuadrës.

32 vjeëari po ashtu ishte lidhur me një kalim te Interi, por ata sapo janë përforcuar me Romelu Lukaku, të cilin e transferuan nga Manchester United. 

(Kosova Sot Online)