Kovac mbron Bayernin në rastin e blerjes se Perisic

  • 12 August 2019 - 23:44
Kovac mbron Bayernin në rastin e blerjes se Perisic

Trajneri i Bayern Munic, Niko Kovac e ka mbrojtur huazimin e skuadrës së tij për sulmuesin e krahut të Interit, Ivan Perisic. “Është, nëse ai është lojtari i mirë për këtë skuadër”

Perisic pritet ti bashkohet Bayernit në huazim me opsion blerjen, por tifozë në sektor të ndryshëm të gjigantëve gjerman janë të palumtur që skuadra e tyre ka marrë një lojtar i cili është tepricë për kërkesat e Interit dhe sapo ka mbushur 30 vjet.

“Mund të konfirmoj që ai ishte në Munich sot”, tha Kovac për gazetarët.

“Megjithatë, mendoj se kritikat për të janë të paarsyeshme. Janë, nëse ai nuk është lojtar i mirë”.

“[Stefan] Effenberg erdhi në këtë ekip si 30 vjeçar dhe udhëhoqi skuadrën për ta fituar Ligën e Kampionëve”.

“Ne nuk duhet të shikojmë moshën, të shikojmë atë çfarë këta djem do të arrijnë dhe sa do të mund të na ndihmojnë tani”, ka thënë në fund Kovac. 


(Kosova Sot Online)