Interi bllokon transferimin e Chiesas në Juventus

  • 13 August 2019 - 10:15
Interi bllokon transferimin e Chiesas në Juventus

Interi dhe Juventusi raportohet se janë duke i bashkuar fuqitë për ta bllokuar transferimin e Federico Chiesas në Juventus, duke e dërguar atë në “San Siro” në formë huazimi deri verën e ardhshme.

Ky është vetëm një hap tjetër në “luftën e ftohtë” mes ish-kolegëve në Juventus dhe tani rivalëve, Beppe Marottas dhe Fabio Paraticit.

Tash e disa muaj, Sky Sport Italia ka qenë duke raportuar se Juventusi ka arritur marrëveshje personale me Chiesan dhe përfaqësuesit e tij. Edhe vetë futbollisti ia ka kërkuar Fiorentinës largimin nga klubi.

Megjithatë, Fiorentina është duke i rezistuar të gjitha ofertave për shkak se pronari i ri i klubit, Rocco Commisso, është i zemëruar me mënyrën se si Juventusi e kishte kontaktuar fillimisht futbollistin.

Tani, La Gazzetta dello Sport dhe Tuttosport raportojnë se Interi është duke e përgatitur një pakt me Fiorentinën për ta bllokuar transferimin e Chiesas në Juventusit. Sipas këtij pakti, Chiesa do të luajë në “San Siro” sezonin tjetër e jo në “Allianz”.

Ky lajm vjen pasi që Juventusi arriti marrëveshje personale me Mauro Icardin e Interit dhe futbollisti argjentinas nuk e ka pranuar asnjë ofertë të Romës e Napolit.

Natyrisht, mbetet të shihet nëse Chiesa do ta pranojë ofertën e Interit, por ky tentim i zikaltërve e bën të qartë rivalitetin e zjarrtë mes Juventusi dhe drejtuesve të Interit. 

(Kosova Sot Online)