Milani, i gatshëm ta sakrifikojë Donnarumman për Jamesin ose Iscon

  • 13 August 2019 - 11:03
Milani, i gatshëm ta sakrifikojë Donnarumman për Jamesin ose Iscon

Milani raportohet se është i gatshëm ta shesë portierin Gianluigi Donnarumma në Paris Saint-Germain, me shpresën se do të mundë t’i investojë paratë e fituara në transferimin e njërit prej dy futbollistë të padëshiruar në Real Madrid – Isco dhe James Rodriguez.

Sipas La Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport, Gianluigi Donnarumma është shumë afër të arrijë marrëveshje për t’u transferuar në Paris Saint-Germainit, ku mund të ribashkohet me ish-drejtorin e kuqezinjve, Leonardon.

Oferta fillestare prej 20 milionë eurosh dhe Alphone Areolan u refuzua menjëherë, pasi që gjiganti italian e ka bërë të qartë se do të pranojë ta shesë 20-vjeçarin italian vetëm për para.

Nëse parisienët arrijnë t’ia ofrojnë Milanit shumën e kërkuar, atëherë Pepe Reina do të bëhej portieri i parë i Milanit dhe kuqezinjtë do të investonin para për t’i gjetur Krzysztof Piatekut partner për fazën e sulmit.

Atletico Madridi vazhdon t’i kërkojë 55 milionë euro për Angel Correan, kështu që Milani preferon ta transferojë njërin nga dy futbollistët e Real Madridit, të cilët nuk janë të dëshiruar te klubi i tyre.

James Rodriguez është në dispozicion për 42 milionë euro, një shumë që deri më tani Napoli ka refuzuar ta paguajë, përderisa Real Madridi do të preferonte ta shiste atë diku jashtë Spanjës para rivalit Atletico Madrid.

Një tjetër opsion intrigues është Isco, i cili vlerësohet 70 milionë euro. Por, Milani do të tentonte ta merrte atë për një ofertë më të favorshme për kuqezinjve, përmes raportit të mirë me Real Madridin.

“Los Blancos” kanë nevojë për para në mënyrë që të bëjë ofertë tunduese për Neymarin e Paris Saint-Germainit, për të cilin është interesuar edhe PSG-ja. 

(Kosova Sot Online)