Ronaldo flet për dallimet e tij me Messin

  • 13 August 2019 - 13:14
Ronaldo flet për dallimet e tij me Messin

Cristiano Ronaldo insiston se dallimi kryesor mes tij dhe Lionel Messi është se ai ka triumfuar në Ligën e Kampionëve me disa klube të ndryshme dhe se ai identifikohet me këtë turne.

Një pjesë tjetër e dokumentarit të Cristiano Ronaldo me DANZ, serinë “The Making Of”, është publikuar sot.

Në këtë pjesë të re, ai e diskuton rivalitetin e tij me heroin e Barcelonës, Lionel Messin, dhe garën e vazhdueshme mes tyre për t’u konsideruar lojtari më i mirë i kësaj gjenerate.

“Dallimi im me Messin është se unë kam luajtur në shumë klube dhe e kam fituar titullin e Ligës së Kampionëve me shumë klube”, është shprehur Ronaldo.


“Unë isha golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve për gjashtë sezone radhazi. Nuk ka shumë lojtarë që e kanë fituar titullin e Ligës së Kampionëve pesë herë dhe për këtë arsye unë e identifikoj veten me këtë turne”.

“Messi është një lojtar i shkëlqyeshëm që do të mbahet mend jo vetëm për Topat e Artë të rij, por edhe për faktin se ai është intervistuar – sikur unë – vit pas viti”.

“Unë zgjohem çdo mëngjes me idenë për t’u stërvitur dhe me qëllimin për të arritur diçka më të madhe. Falë Zotit, mua nuk më mungojnë paratë, kështu që unë e kam synim vetëm të fitoj një vend në histori të futbollit”.

Portugezi 34-vjeçari e ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve fillimisht me Manchester Unitedin në vitin 2008 e pastaj katër herë me Real Madridin. Ronaldo e ka fituar pesë herë Topin e Artë.

Sa i përket Messit, argjentinasi 32-vjeçar e ka kaluar të gjithë karrierën e tij deri më tani në Barcelonë, duke i fituar gjithashtu pesë tituj të Topit të Artë, por vetëm katër trofe të Ligës së Kampionëve, për herë të fundit në vitin 2015. 

(Kosova Sot Online)