“Neymari e do Barçën, Real Madridin e ka opsion të dytë”

  • 13 August 2019 - 15:18
“Neymari e do Barçën, Real Madridin e ka opsion të dytë”

Marcelo Bechler – një gazetar i famshmes sportiv në Brazil, i afërt me përfaqësuesit e Neymarit – beson se sulmuesi brazilian do të preferonte t’i bashkohej Barcelonës këtë verë, mirëpo nuk do ta refuzojë Real Madridi nëse katalonasit s’arrijnë marrëveshje me Paris Saint-Germainin.

Neymari dëshiron t’i japë fund karrierës së tij dyvjeçare në Parc des Princes sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kampioni i Ligue 1 dëshiron po ashtu ta largojë nga skuadra brazilianin.

Dy klubet protagoniste në njërin ndër rivalitetet më të mëdha në botën e futbollit – Real Madridi dhe Barcelona – janë duke shpresuar se do ta mposhtin njëri-tjetrin në tentimet për ta transferuar Neymarin këtë verë.

Mirëpo, në një intervistë të dhënë programin El Larguero në radiostacionin Cadena SER të hënën në mbrëmje, Bechler pretendoi se Neymari e preferon kthimin në Camp Nou, nga ku u largua para dy vjetëve për 222 milionë euro, të cilat e kanë bërë atë lojtarin më të shtrenjtë në histori.

“PSG-ja dëshiron të fitojë sa më shumë para që të munden për Neymarin dhe duan ta shesin atë sa më shpejt që të jetë e mundur. Nëse ka ofertë nga edhe Barcelona e edhe Real Madridi, Neymari do ta zgjedhë Barcelonën”, ka thënë Bechler.

“Neymari i do dy gjëra: fillimisht të largohet nga PSG-ja dhe, së dyti, të luajë për Barcelonën. Por, ai do të shkojë në Madrid nëse s’mund t’i bashkohet Barcelonës. Nuk ka opsion tjetër për të”.

Një delegacion i përbërë nga disa zyrtarë të Barcelonës sot udhëtoi në Paris, ku besohet se po takohen me drejtorin sportiv të PSG-së, Leonardon, për të negociuar për transferimin e Neymarit.

(Kosova Sot Online)