Atletico Madridi i bën gati 60 milionë euro për Rodrigon

  • 13 August 2019 - 15:42
Atletico Madridi i bën gati 60 milionë euro për Rodrigon

Atletico Madridi është shumë afër ta kompletojë transferimin e yllit të Valencias, Rodrigo Moreno, për 60 milionë euro.

Burimet të afërta me njerëzit që po i zhvillojnë negociatat mes dy klubeve kanë zbuluar për Goal se transferimi i Rodrigo Morenos do të bëhet zyrtar gjatë ditëve në vazhdim.

Agjenti i Rodrigos, Jorge Mendes, ka marrëdhënie të mira me pronarin e Valencias, Peter Lim, dhe kjo ndikoi që negociatat të shkonin më mirë. Tani, 28-vjeçari do të shtohet në listën e investimeve të mëdha që Atletico i ka bërë këtë verë.

Edhe Evertoni e edhe Napoli ishin gjithashtu të interesuar për ta transferuar futbollistin, mirëpo Atletico Madridi tashmë është i sigurt se e ka fituar këtë garë.

Ardhja e tij po vjen në momentin e duhur, pasi që skuadra e Diego Simeones sapo ka njoftuar se Diego Costa ka pësuar lëndim në ndeshjen miqësore kundër Juventusit. Për shkak të këtij lëndimi, ai mund të mungojë në fillim të sezonit të ri.

Rodrigo i ka kaluar pesë sezonet e fundit me Valencias dhe gjatë sezonit 2017/18 ai arriti rekordet më të mira personale, duke i shënuar 16 gola dhe katër asiste në La Liga.

Sezonin e kaluar, totali i golave të tij u ul, mirëpo Rodrigo arriti t’i shënojë tetë gola, ndërsa kontribuoi edhe me gjashtë asiste për Valencian, që sërish e zuri vendin e katërt në tabelën e La Ligës. 

(Kosova Sot Online)