Aktorja amerikane, tallet me tifozët e Liverpool

  • 13 August 2019 - 18:41
Aktorja amerikane, tallet me tifozët e Liverpool

“Kofshët i kam në nivel” – ka thënë një tjetër Alison Becker, e cila është tallur me tifozët e Liverpoolit për lëndimin e portierit të tyre.

Aktorja amerikane Alison Becker është tallur me tifozët e Liverpoolit pasi që ka përdorur emrin për të treguar për “shkallën e lëndimit të tij”.

Tifozët e Liverpoolit dëshironin me çdo kusht një lajm të mirë për shkallën e lëndimit të portierit të tyre Alisson dhe këtë gjë e shprehën në Twitter – apo duket se kështu e kanë menduar.


Aktorja dhe shkrimtarja amerikane Alison Becker ka ndezur këtë rrjet sociale duke bërë një shaka, pasi që pyetja për lëndimin ishte bërë virale edhe me emrin e saj. Ajo ka cicëruar në twitter: kofshët i kam mirë djema. #ynwa”.

Postimi kishte marrë më shumë se 100 mijë like për më pak se një orë. Nuk është hera e parë që aktorja përzihet me portierin brazilian për shkak të emrin të ngjashëm që kanë. Emri i portierit të Liverpool i ka dy “ss”, Alisson kurse aktorja me një “s”, Alison.

(Kosova Sot Onlie)