Edon Zhegrova, prapë nuk ftohet për ndeshjen e Baselit në Champions

  • 13 August 2019 - 21:31
Edon Zhegrova, prapë nuk ftohet për ndeshjen e Baselit në Champions

Edon Zhegrova po vazhdon që të mos këtë minuta në Basel, pavarësisht se ai kishte ndërruar skuadër për të luajtur më shumë, duke u larguar nga Genk për në Basel

Kështu, talenti kosovar nuk është ftuar fare sot në ndeshjen që Basel e zhvillon në kuadër të rrethit të tretë para-eliminator në Ligën e Kampionëve kundër LASK të Austrisë.

Zvicëranët kanë humbur përballjen në shtëpi kundër austrikëve, 2-1, kurse atyre ju duhen dy gola për ta shkrirë epërsinë LASK.

Megjithatë, trajneri Marcel Koller ka vendosur që edhe në këtë ndeshje mos ti besojë Zhegrovës, gjë që është e kundërta me besimin që ai ia jep të riut kosovar me pasaportë zvicerane, Kemal Ademi.

Pas largimit të disa lojtarëve nga Baseli, Ajetit por edhe një sulmuesi anësor, ishte menduar që Zhegrova do të këtë më shumë minutazh, por deri me tani kjo nuk po ndodh për talentin kosovar. 

(Kosova Sot Online)