Salah luan me tifozin me nevoja të veçanta para Super Kupës së Evropës
Mohamed Salahu u ra në sy tifozëve për të mirë pasi që ia fali disa kujtime të paharrueshme një tifozi të tij me nevoja të veçanta para finales së Super Kupës së Evropës, ku Liverpooli do të përballet me Chelsean.
Faqja zyrtare e Liverpoolit në rrjetin social Twitter e publikoi një video të superyllit egjiptian, 27-vjeçar, duke e ndarë fushën me dy fëmijë nga Shoqata e UEFA-s.
Salahu luajti pak futboll me njërin prej dy fëmijëve, mirëpo më vonë e goditi topin aksidentalisht më larg sesa që fëmija mund ta arrinte.
Dhe një tjetër fëmijë nuk mundi t’i rezistojë tundimit për të luajtur me anësorin e Liverpoolin dhe në fund u përfshi edhe në lojë.
Liverpooli i ka publikuar edhe disa pamje të tjera të lojtarë të tjerë të Liverpoolit duke luajtur me dy fëmijët. Madje, në këtë video shihet edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloppi.
Super Kupa e këtij viti do të jetë hera e parë në histori që do të ketë protagoniste dy klube angleze, pasi që Liverpooli e fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve, ndërsa Chelsea e siguroi titullin e Ligës së Evropës.
Wonderful ë
— Liverpool FC (@LFC) August 13, 2019
@MoSalah making memories with two children of the @UEFA_Foundation ë #SuperCup pic.twitter.com/7n6K10tWe2
Moments we'll all remember ë #SuperCup pic.twitter.com/mvXAUaJEZ7
— Liverpool FC (@LFC) August 13, 2019
Beautiful moments between the Reds and the children of the @UEFA_Foundation ë#SuperCup pic.twitter.com/ApsVSubrFn
— Liverpool FC (@LFC) August 13, 2019
(Kosova Sot Online)