PSG-ja e sheh Icardin si zëvendësues të Neymarit

  • 14 August 2019 - 10:12
PSG-ja e sheh Icardin si zëvendësues të Neymarit

Paris Saint-Germaini është në bisedime për ta transferuar sulmuesin e Interit, Mauro Icardin, për ta zëvendësuar Neymarit i cili e do transferimin në PSG-së. Kjo gjë i shuan shpresat e Juventusit për ta shitur Paulo Dybalan në Francë.

Sipas Tuttomercatoweb dhe gazetarit Tancredi Palmeri, Mauro Icardi më në fund është duke e pranuar faktin se për të nuk ka vend në skuadrën e Interit, pasi që fanella e tij me numër nëntë iu dha Romelu Lukakus.

Sulmuesi argjentinas ende nuk është i gatshëm t’i bashkohet Romës ose Napolit, ndërsa Interi po refuzon ta shesë atë te rivali i madh, Juventusi.

Pasi që afati kalimtar i verës është gjithnjë e më afër mbylljes, më 2 shtator, Icardi është i gatshëm ta shqyrtojë mundësinë e transferimin në klubet nga vendet e tjera, veçanërisht në Paris Saint-Germain.

Një transferim i tillë do të kishte efekt të dyfishtë pozitiv për zikaltrit, pasi që ata do t’ia bllokonin edhe Juventusit mundësinë për t’ua shitur kampionëve të Ligue 1 Paulo Dybalan.

Gjithçka varet nga Neymari, për të cilin mediat braziliane dhe spanjolle thonë se është shumë afër kthimit në Barcelonë, nga ku u largua para dy vjetëve për 222 milionë euro.

Çmimi i brazilianit është 220 milionë euro, mirëpo Barcelona dëshiron ta ulë këtë çmim duke i ofruar PSG-së edhe futbollistë. Oferta e katalonasve është para plus Philippe Coutinho dhe një lojtar tjetër, si për shembull Ivan Rakitic.

Nëse arrihet marrëveshja, atëherë mediat italiane presin që PSG-ja t’i investojë këto para për ta blerë qendërsulmuesin e Interit, Icardin. 

(Kosova Sot Online)