Mike Tyson harxhon rreth 40 mijë dollarë në muaj për kanabis

  • 14 August 2019 - 10:38
Mike Tyson harxhon rreth 40 mijë dollarë në muaj për kanabis

Ish-kampioni botëror i boksit në kategorinë e peshave të rënda, Mike Tyson, e nxiti një debat të madh kur zbuloi se është duke e hapur një fermë të madhe kanabisi.

Ferma e kanabisit e Mike Tysonit supozohet të jetë strehë për njerëzit të cilën duan të pushojnë dhe qetësohen, përderisa kanë qasje të madhe në kanabis.

Por, “Mike-u i hekurt” duket se edhe vetë po e shijon pirjen e kanabisit, në përgatitjen për hapjen e fermës së tij.

53-vjeçari ka zbuluar në emisionin e tij se ai ka qenë duke pirë kanabis në vlerë prej 40 mijë dollarësh çdo muaj.

Duke folur në “Hotboxin’ with Mike Tyson”, ai tha: “Sa pimë ne brenda muajit? Rreth 40 mijë dollarë në muaj”.

Vlen të theksohet se në përgjigjen e tij, Tysoni tha “ne”, kështu që ndoshta e kishte fjalën edhe ndonjë shok të tij apo dikë tjetër.

Tysoni shpreson se kur ferma e tij e madhe në Kaliforni të bëhet gati, ai do t’i nxisë shumë turisë të rinj në atë zonë. Këtë gjë synon ta bëjë jo vetëm përmes kanabisit, por edhe festivaleve të ndryshme dhe lumenjve të ndërtuar në atë zonë. 

Image

(Kosova Sot Online)