Salahu i kundërpërgjigjet Guardiolës: Liga e Kampionëve është më e rëndësishme

  • 14 August 2019 - 15:43
Salahu i kundërpërgjigjet Guardiolës: Liga e Kampionëve është më e rëndësishme

Mohamed Salah iu ka përgjigjur pretendimeve të Pep Guardiolës se Premierliga është gara më e rëndësishme çdo sezon, duke thënë se në fakt të gjithë duan ta fitojnë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Mohamed Salahu dhe bashkëlojtarët e tij në Liverpoolit triumfuan në skenën evropiane sezonin e kaluar, duke e fituar trofeun e gjashtë të Ligës së Kampionëve në histori të klubit me fitoren kundër Tottenhamit në finale, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë, Guardiola e udhëzoi Manchester Cityt drejt një suksesi të paarritur ndonjëherë në Angli. Ai i fitoi tre trofetë që i kishte në dispozicion në Angli, ndërsa në Ligën e Kampionëve u eliminua nga Tottenhami në çerekfinale.

Edhe pse konsiderohet nga shumë persona si trajneri më i mirë i gjeneratës së vet, katalonasi nuk e ka fituar trofeun më prestigjioz të Evropës që nga viti 2011 me Barcelonën. Që kur ai erdhi në Etihad në vitin 2016, Manchester Unitedi nuk ka arritur ta kalojë fazën çerekfinale.

Pas asaj disfate kundër Tottenhamit në prill, Guardiola pretendoi se suksesi vendor ka më shumë rëndësi sesa në Evropë, duke thënë: “Liga e Kampionëve i ka shtatë ndeshje, ti mund ta fitosh Ligën e Kampionëve dhe liga vendore është çdo tre ditë në të njëjtin  muaj”.

“Më vjen keq, por shumë më shumë rëndësi ka ajo që këta djem kanë qenë duke e bërë gjatë gjithë sezonit”.

Mirëpo, Salahu nuk pajtohet me trajnerin e Manchester Cityt dhe ndien se të gjithë do ta zgjidhnin triumfin në Ligën e Kampionëve para triumfit në Premierligë nëse do t’i jepej kjo mundësi.

“Sinqerisht, unë nuk e di pse e ka thënë këtë Guardiola por mendoj se nëse atij t’i jepej mundësia për të zgjedhur, do ta kishte zgjedhur Ligën e Kampionëve. Ky është mendimi im. Nuk po flas për të, por sipas mendimit tim, kjo është gara më e madhe në futboll kështu që të gjithë duan ta fitojnë”.

“Çdo trajner, çdo lojtar dëshiron ta fitojë atë, ëndërron për ta fituar këtë trofe. Kështu që – natyrisht që Premierliga është diçka e madhe – mirëpo Liga e Kampionëve mbetet gara më e madhe”. 

(Kosova Sot Online)