Ronaldo nuk do të luajë në miqësore

  • 14 August 2019 - 16:43
Ronaldo nuk do të luajë në miqësore

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë në skuadrën e Juventusit në miqësoren në Villar Perosa këtë mbrëmje për shkak të një lëndimi të vogël në ije

Juve ka bërë një twitter ku ka treguar se “Ronaldo ka një lëndim të vogël në ije dhe në muskulin e e këmbës së majtë” dhe do të punon për ta rikuperuar në ditët në vijim

Kjo është një goditje për mijëra fansa të cilët janë pjesë e komunës së Torinos, të cilët shpresonin ta shikonin numrin 7 në aksion.

34 vjeçari kishte pasur një lëndim të njëjtë edhe në ndeshjen kundër Yjeve të K League, me klubin që kishte thënë se ai ka problem me muskuj.

Bardhezinjtë e do ta fillojnë sezonin e ri në Serie A kundër Parmas më 24 gusht, kështu që do të punojnë që Ronaldo të jetë gati deri atëherë.

Kjo miqësore luhet çdo verë në mes të skuadrës së parë të Zonjës së Vjetër dhe skuadrës së primaverave të saj.

Gianluigi Buffon dhe Gonzalo Higuain janë kthyer në qytetin e tyre pas një viti, derisa Paulo Dybala mund të luajë minutat e para këtë verë me fanellën e Juvës pas mos shkëlqimit të tij në Copa America dhe spekulimeve të transferit të tij.

Po ashtu, për herë të parë do të paraqiten edhe lojtarët e rinj si: Adrien Rabiot, Merih Demiral, Aaron Ramsey dhe Matthijs de Ligt.

(Kosova Sot Online)