PSG kërkon Vinicius dhe para për Neymar

  • 14 August 2019 - 18:30
PSG kërkon Vinicius dhe para për Neymar

Drejtori sportiv i skuadrës nga Parc des Prices, Leonardo është një tifozë i lojtarit dhe e sheh atë si një antitezë te Neymarit jashtë fushës por bordi i Bernabeut refuzon ta largon atë

Negocitat tripalëshe për sulmuesin e PSG-së nuk janë as afër për t’u zgjidhur pasi që kampionet e Ligue 1 hodhën poshtë ofertën e parë të Barcelonës për ish lojtarin e tyre dhe tani pritet që Real Madridi të shkojë me një ofertë për Parisin për brazilianin por drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo Vinicius Junior dëshiron që ai të përfshihet në ndonjë marrëveshje.

Leonardo është tifozë i Vinicius si një lojtar i ri dhe e shikon talentin e ri si një “anti-Neymar” në terma të sjelljes së tij dhe profezionalizmit kurse burimet e afërta me bordin e PSG i kanë konfirmuara gazetës AS që parisienët ia kanë ofruar vetë 27 vjeçarin Real Madridit dhe e dëshirojnë bashkëpatriotin e tij në Paris.


Real Madridi nuk dëshiron që Vinicius të largohet


Sipas këtyre burimeve, PSG e ka bërë Viniciusin si çelës të një marrëveshje për ta dërguar Neymarin në kryeqytetin spanjoll por kanë hasur në një muri që e ka formuar Florentino Perez, i cili nuk dëshiron që ta largojë 18 vjeçarin, që përkrahët edhe nga tifozët dhe vlerësohet lartë nga Zinedine Zidane.

Një tjetër bllokadë për PSG që Vinicius është se ai gjithmonë idol e ka konsideruar idol, të dy kanë ardhur nga sistemi i akademisë së Flamengos dhe ka shprehur dëshirën që një ditë të luajë krah tij.

PSG janë të hapur me idenë që t’ju ofrohet para plus lojtar për Neymar, por deri me tani as Real Madridi e as Barça nuk i kanë ofruar lojtarë që i interesojnë skuadrës nga Ligue 1. Reali dëshiron që ta largojë Gareth Bale dhe James Rodriguez, derisa Barça besohet ia ka ofruar Philippe Coutinho. PSG e preferon më shumë tre lojtarë të Barcelonës, Nelson Semedo, Ivan Rakitic dhe Ousmane Dembele.

(Kosova Sot Online)