Dy superekipe për superkupën e Europës, formacionet zyrtare

  • 14 August 2019 - 20:07
Dy superekipe për superkupën e Europës, formacionet zyrtare

Stambolli sot do të frymojë kuq dhe kaltër

Dy ekipet më të mira të Europës, të dy nga Anglia, Liverpool dhe Chelsea do të përballën sot në stadiumin “Besiktas Park” të Stambollit.

E në këtë ndeshje, Jurgen Klopp ka vendosur që të startojë pa Xherdan Shaqirin por në sulm ka vendosur të startojë me Mane, Salah dhe Oxlade-Chamberlain.

Kurse edhe Frank Lampard ka vendosur që të startojë me një formacion sulmues, me Pulisicin, Giroud dhe Pedron.

Ndryshe, në këtë ndeshje Liverpool hynë si fituese e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, ku në finale në qershor mundi skuadrën tjetër angleze Tottenham Hotspur.

Ndërkohë, Chelsea triumfoi në Europa Ligë kundër Arsenalit. 

Image

(Kosova Sot Online)