Napoli ia hap dyert e largimit Milikut këtë verë

  • 14 August 2019 - 20:50
Napoli ia hap dyert e largimit Milikut këtë verë

Sipas La Gazzetta dello Sport, pozita e Arkadiusz Milik në Napoli nuk është e sigurt

Sulmuesi polak, ende nuk është i bindur nga Carlo Ancelotti dhe ai mund të largohet nga klubi para kësaj vere.

25 vjeçari është me Napolin që nga viti 2016, por koha e tij me klubin është përcjellur me shumë lëndimi dhe vazhdimësi jo të mirë të ndeshjeve.

Sezonin e kaluar ai shënoi 17 gola me Napolin në Ligë, por kjo nuk është e mjaftueshme që klubi ta mbaj atë për sezonin e ardhshëm. 

(Kosova Sot Online)