Ismet Munishi e 'regj atmosferën' në KF Ballkani, i këndon dashurisë

  • 14 August 2019 - 21:43
Ismet Munishi e 'regj atmosferën' në KF Ballkani, i këndon dashurisë

Pak ditë para fillimit të kampionatit të ri, Ismet Munishi ka kënduar para futbollistëve të tij.

Ai ka dhuruar spektakël duke e ngritur në kulm atmosferën në skuadër, diçka që është me rëndësi të madhe për skuadrat e futbollit.

Munishi njihet si një trajner që kudo qe punon arrin të krijojë atmosferë fantastike në mesin e futbollistëve dhe për motivim të lojtarëve.

 

Trajneri i dashur Ismet Munishi

Posted by FC Ballkani on Wednesday, August 14, 2019

Ai ka kënduar këngën “Mos u largo” që është një këngë dashurie që një mashkull ia këndon të dashurës së tij, duke ju lutur që mos të largohet.

Bashkë me trajnerin kanë kënduar edhe futbollistët e Ballkanit.

Të dielën skuadra therandase do të udhëton në Klinë ku do të përballet me Dukagjinin, i cili është promovuar sivjet në IPKO Superligën e Kosovës.

(Kosova Sot Online)