‘Adrian!’ – Klopp e krahason heroin e Liverpoolit me Rocky Balboa

  • 15 August 2019 - 08:43
‘Adrian!’ – Klopp e krahason heroin e Liverpoolit me Rocky Balboa

Javë e çmendur për Adrian, nga West Ham United ku bëri vetëm 5 paraqitje sezonin 2018/19, u ble për të qenë hija e Alisson, kurse mbrëmë u shndërrua në hero. 32-vjeçari po e jeton një ëndërr.

Jurgen Klopp e ka krahasuar portierin e Liverpoolit, Adrian, me ikonën e boksit Rocky Balboa pasi spanjolli u bë hero duke pritur një penallti vendimtare kundër Chelsea në finale të UEFA Super Cup.

Pasi ndeshja përfundoi 2-2 pas 120 minutave në Stamboll, Adrian priti të vetmen penallti duke e dënuar Tammy Abraham dhe ia dhuroi trofeun “Redsave”.

“Çfarë tregimi. Adrian sikur Rocky pasi humbi kundër Apollo Creed”, u shpreh Klopp për BT Sport pas ndeshjes.

“Ai është me të vërtetë i zëshëm në dhomat e zhveshjes tani. Është bukur për të. Nuk mendoj se ka fituar shumë në jetën e tij, kështu që është bukur të fitosh diçka të madhe dhe të bëhesh i rëndësishëm në ndeshje gjithashtu. Të dy portierët kanë bërë pritje fantastike”.

“ADRIAN!!!!!!!!”, thërret Klopp. 

(Kosova Sot Online)