Lampard: Ishim më të mirë se Liverpooli

  • 15 August 2019 - 08:41
Lampard: Ishim më të mirë se Liverpooli

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard është ndarë i kënaqur me paraqitjen e të besuarve të tij në ndeshjen e mbrëmshme të Superkupës së Evropës.

Liverpooli fitoi në saje të penaltive kundër The Blues, pasi që koha e rregullt dhe pas vazhdimeve përfundoi me rezultat të barabartë 2-2 Duke folur për lojën, strategu u tha gazetarëve se skuadra që drejton dukshëm ishte më e mirë në fushë. 

“Ishte e qartë për mua se ne ishim skuadra më e fortë. Ne nuk kishim fat dhe nuk patëm fat në finalizimin e aksioneve”, tha fillimisht anglezi.

“Jam krenar me punën e ekipit dhe jam i lumtur. Jam një humbës i tmerrshëm. Edhe duhet të jem. Ne donim ta fitonim këtë lojë. Por ne nuk kishim shumë fat sot. Penaltitë jam fat”, pohoi Lampard.

Ndryshe, golashënues për Chelsean ishin Olivier Giroud dhe Jorginho gjersa për The Reds realizator i dyfishtë ishte Saido Mane. 

(Kosova Sot Online )