Lampard: “Jam humbësi më i keq në botë”

  • 15 August 2019 - 09:10
Lampard: “Jam humbësi më i keq në botë”

Lampard është i zemëruar pas humbjes nga Liverpooli

Frank Lampard ka lëshuar mundësinë që ta nisë me titull aventurën te Chelsea.

Ikona e “Bluve të Londrës” pati punë me ekipin e Jurgen Klopp dhe humbi pas ekzekutimit të penalltive, pasi 120 minuta lojë u mbyllën 2-2.

Pas ndeshjes, Lampard nuk ka mundur ta fshehë zhgënjimin, derisa nuk është aspak i lumtur që Liverpooli ka pushuar më shumë se Chelsea.

“Jam humbësi më i keq në botë dhe e urrej këtë”, tha Frank Lampard pas finales së UEFA Super Cup, ku Chelsea i tij u mposhtë 5-4 nga Liverpooli me penallti.

Ai kishte humbur mundësinë të fitojë këtë trofe si lojtar dy herë, në vitin 2012 dhe 2013, kur Chelsea ishte mposhtur nga Atletico Madridi dhe Bayern Munich, dhe e humbi tani mundësinë edhe si trajner.

“Mënyra se si ata luajtën, shpirti që treguan, dëshira, kualiteti…. e di që kemi humbur, por kemi fituar besim për sezonin. Treguam se kemi kualitete, por nganjëherë futbolli është edhe fat”.

Ndër të tjera, Lampard tha se nuk është aspak e drejtë që Liverpooli i Klopp pati dy ditë më shumë kohë për ta përgatitur finalen, pasi e hapi sezonin të premten në “Anfield” dhe nisi përgatitjet nga e shtuna, kurse Chelsea luajti të dielën me Manchester Unitedin dhe pati vetëm dy ditë kohë për t’u përgatitur për finalen. 

(Kosova Sot Online)